Vendosni fjalën kyçe....

Me shumicë dërrmuese, në Zvicër miratohet ligji që dënon diskriminimin e LGBT-ve


Votuesit në Zvicër kanë mbështetur një propozim që e bën diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit seksual krim të dënueshëm.

Rezultati, 63.1% në favor e 36.9% kundër, është një nxitje e madhe për komunitetin LGBT të Zvicrës.

Ata që ishin pro tij thanë se ligji zvicerian për këtë çështje kishte mbetur shumë larg vendeve të tjera të Evropës, kurse kundërshtarët e ligjit të ri argumentuan se ai mund të kufizojë fjalën e lirë.

Në Zvicër, diskriminimi për shkak të racës ose fesë është tashmë i paligjshëm.