Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Gjyqtari dhe prokurori i çështjes CEZ nuk bënë asnjë analizë të fakteve, u siguruan të mos përfshinin Berishën


Pasi Kuvendi i Shqipërisë apeloi vendimin e pushimit të çështjes së CEZ nga Gjykata e Tiranës, Taulant Balla ka thënë se gjyqtari apo dhe prokuroria nuk bënë asnjë analizë minimale të fakteve.

Madje ai shton se nga personi që duhet të kishte nisur gjithë kjo dosje e rëndë korrupsioni, ish- kryeministri Sali Berisha ai nuk është thirrur kurrë as nga Prokuroria dhe as nga gjyqtari Lazër Sallaku.
Balla e konsideron këtë veprim të gjyqtarit si një ‘KÇK’ dhe thotë se Prokuroria përpara se ta kalonte këtë çështje në Gjykatën e Tiranës duhet t’ia kalonte SPAK-ut pasi nuk ishte më kompetenca e saj.

“Dua t’ju them se pasi e kemi lexuar dosjen qoftë Prokuroria dhe më pas gjyqtari Lazër Sollaku as që kanë bërë qoftë një analizë minimale të fakteve. madje në vendim nënvizohet se objekti i punës së komisionit nuk përbën zyrtarë me imunitet, thotë gjyqtari që merr autoritetin t’i kufizojë Kuvendit hetimin e personave me imuntitet.

Në kallëzimin penal të bërë nga Kuvendi personat e kallëzuar nga Kuvendi fillojnë me ish- kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha që ka qenë me imunitet. Gjyqtari është kujdesur që të përjashtohet nga çdo lloj hetimi apo të përjashtohet nga marrja në pyetje.

Rezulton që gjyqtari të ketë punuar që mos jetë përfshirë fare Sali Berisha. Dhe nuk është kryer asnjë hetim nga kallëzimi jonë. Kemi kallëzuar atë dhe ushtrimin e ndikimi të paligjshëm. Dhe në këtë pjesë Prokuroria dhe Gjykata kanë administruar si të ligjshme të gjitha provat e depozituara nga ana jonë”-deklaroi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *