Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj vlerëson figurat e PS në njësinë 10: Mirënjohës për kontributin tuaj, kandidatët kundërshtarët po bëjnë fushatë me ide te majta


Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shpërndanë certifikata mirënjohjeje për socialistët me kontribut të veçantë ndër vite në Njësinë 10 në kryeqytet.

Veliaj tha mirënjohja, respekti e vlerësimi publik për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë një kontribut në këto fitore po materializohet.

Partia Socialiste ka fituar 8 nga 9 betejat e fundit, një rekord që nuk e ka asnjë parti tjetër në rajonin tonë apo në Europë. Ne jemi e vetmja parti që mirënjohjen e kemi në statutin e partisë, ku mirënjohja, respekti e vlerësimi publik për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë një kontribut në këto fitore po materializohet, dhe sot fillojmë një traditë që dua ta vazhdoj në të gjitha njësitë. Ju jam vërtet mirënjohës për kontributin,” u shpreh Veliaj.

Veliaj vazhdoi fjalën e tij duke ironizuar opozitën, duke thënë se ata bëjnë fushatë për të marrë disa vota më shumë, duke menduar dhe bërë fushatë majtas.

“Ata e dinë që nuk fitojnë, megjithatë shansi për të marrë disa vota është duke folur majtas, duke menduar majtas, duke bërë fushatë majtas, duke u investuar në ide të majta. Kjo është një gjë e mirë për vendin tonë, se pothuajse e gjithë klasa politike është e orientuar në një diskutim majtas. Sot ti ke edhe të drejtën të marrësh të gjithë idetë e majta, madje të shkosh edhe më larg se Enveri dhe të thuash “do ta bëjmë çdo gjë falas”. Tortën falas, taksitë falas, avionët falas,” vijoi ai.

Ndërsa, deputeti i PS, Xhafaj tha se vlerësimin dhe mirënjohjen Partia Socialiste e ka edhe në statut.

“Ky është eventi i parë që organizohet për t’u shprehur mirënjohjen përmes një certifikate të nënshkruar nga kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj. Unë dua ta falënderoj shumë Erionin që mori këtë nismë, që e jetësoi këtë normë statutore, që po e shpreh përmes këtij vlerësimi, përmes kësaj certifikate nderimin, respektin për kontributin tuaj, por edhe ju për kontributin që keni dhënë, për mbështetjen që vazhdoni t’i jepni Partisë Socialiste, për atë çfarë i keni dhënë nga jeta juaj Partisë Socialiste, atë çfarë vazhdoni t’i jepni me aq dëshirë, me aq pasion çdo ditë Partisë Socialiste,” tha deputeti socialist.