Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj publikon dy zonat e reja për rindërtim në Lezhë, do strehohen 182 familje


Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka publikuar sot dy zonat e reja për zhvillim në qytetin e Lezhës, pas dëmeve që pësuan banesat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Ahmetaj shkruan se zonat e reja u miratuan sot në Komisionin Shtetëror për Rindërtim dhe se 182 familje do të strehohen në banesa kolektive, të cilat do të rindërtohen në sheshet e mëparshme. 

Postimi i plotë:

Këto janë dy zonat e reja për zhvillim në qytetin e Lezhës, u miratuan sot në Komisionin Shtetëror për Rindërtim.

182 familje do të strehoen në banesa kolektive, të cilat do të rindërtohen në sheshet e mëparshme. Plani i Detyruar Vendor që do të hartohet për zonat, do të plotësojë jo vetëm nevojat për strehim, por edhe ato për hapësira shplodhëse dhe objekte publike në shërbim të komunitetit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *