Vendosni fjalën kyçe....

Pilotët bëjnë çmendurinë, ulin avionin në pistë edhe pse nuk shikojnë asgjë (Video)


Një video “e frikshme” është shpërndarë në rrjetet sociale ku tregohet sesi një pilot i linjës bjelloruse të fluturimit “Belavia”, e ul avionin në pistë edhe pse shikueshmëria e tij ishte thuajse zero për shkak të mjegullës së dendur mbi aeroport.

Videoja është shpërndarë në kohë rekord dhe ka ngacmuar jo pak përdoruesit e rrjetit për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe “aventurës” se pilotëve.

Videoja e gjatë rreth 1 minutë tregon sesi avioni zbret përmes reve dalëngadalë ndërkohë që përpara nuk duket asgjë dhe kushtet atmosferike janë ekstremisht të vështira për uljen e një avioni.

Megjithatë pilotët në video i besojnë verbërisht sistemit të autopilotit të avionit dhe arrijnë ta ulin atë në mënyrë perfekte dhe pa asnjë problem në tokë.

Rastet të tilla nuk janë shumë të shpeshta në përditshmëri duke qenë se pilotët parapëlqejnë ta shmangin rrezikun e uljes së avionit në kushte të tilla, veçanërsisht nëse në bord kanë pasagjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *