Vendosni fjalën kyçe....

Kurti sqaron heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe vendosjen e reciprocitetit bilateral


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar zëvendësimin e taksës 100% kundrejt Serbisë me reciprocitet të plotë.

Kurti sqaroi se reciprociteti mbështetet në një rezolutë të Kuvendit të Kosovës të vitit 2011.

Ekziston një rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, e datës shtatë dhjetor 2011 dhe ne dëshirojmë që ta kemi këtë reciprocitet si parim normal të marrëdhënieve të mira fqinjësore e bilaterale, dhe dëshirojmë që me këtë rast ta zëvendësojmë tarifën 100 për qind”-deklaroi Kurti

Reciprociteti, shtoi më tej Kurti, ka dy aspekte: atë politik i cili ka të bëjë me fushatën agresive të Serbisë në marrëdhëniet ndërkombëtare kundër Kosovës dhe atë ekonomik i cili me taksën 100% nuk ka sjellë ndonjë përfitim ndaj prodhuesve vendas.

Ajo i ka dy aspekte; aspektin politik dhe ekonomik. Aspekti politik më shumë i korrespondon shkakut dhe shkasit. Shkaku ishte fushata agresive e Serbisë në arenën ndërkombëtare kundër Kosovës, ndërkaq shkasi ishte mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, madje edhe shumë faktorë ndërkombëtarë e theksojnë që Serbia duhet ta pushojë fushatën kundër njohjeve të Kosovës. Ndërkaq, është edhe aspekti ekonomik me ç’rast meqenëse ajo tarifë u vendos shpejt e shpejt me siguri që bëhet fjalë për një mungesë përfitimi për prodhuesit vendës, ashtu që sot ekonomikisht nga tarifa 100 për qind ndaj Serbisë më së shumti kanë përfituar disa shtete të rajonit, prandaj unë dëshiroj që të mbaj një takim me komunitetin e biznesmenëve prodhues në Kosovë dhe ta diskutojmë edhe aspektin ekonomik të kësaj tarife e jo vetëm atë politik”-tha Kurti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *