Vendosni fjalën kyçe....

Dje mori legalizimin, fadromat e IKMT shkojnë të shembin hotelin në Dhërmi, i biri ishte numërues i Belerit


Fadromat e IKMT, shoqëruar nga forcat e policisë, mbërritur në Dhërmi vetëm tre ditë pas zgjedhjeve vendore, për të prishur një hotel. 

Pronarët shprehen se një ditë më parë objekti është legalizuar.

Por 24 orë më pas IKMT me mjetet e rënda kanë shkuar për të kryer shembjen.

Urdhrin e IKMT pronari i objektit, Kristaq Beli e konsideron të motivuar politikisht pasi djali i tij ishte të dielën numërues i Fredi Belerit.

Sipas tij e gjitha është hakmarrje nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro i cili humbi zgjedhjet. 

Gjithashtu, i moshuari Beli shton se i ka shërbyer Spiro Kolekës, djalës së Edi Ramës në kohën e regjimit dhe vetë ai ka qenë komunist dhe socialist.  

Reagimet e familjarëve

Ilia Stromarko: Na mori babai hajdeni poshtë se ka ardhur IKMT. Ne ishim në Vlorë. Banditë, shtet bandit. 

Kristaq Beli: La nam Edi Rama. Unë kam qenë komunist, socialist, i kam shërbyer Spiro Kolekës këtu poshtë, le ta dëgjojë këtë, u kam shërbyer komunistëve. Por si ky sistem… Pse djali im vajti në komision me Belerin, ku është parë kjo? Çfarë shteti është ky? Me leje legalizimi në datën 16. Ku është parë të japë urdhër si diktator. Unë kam bërë transplant, kam paguar miliona lekë. Me dy leje ndërtimi, 2011 dhe tjetra 22 dhjetor 2019, ka firmosur vetë Goro që la nam në Himarë. Dhe vetë Rama e tha atje te mitingu i madh, e tha vetë ça gomari është, për Goron. Të gjithë luftën që ta merrnin Himarën me zor dhe nuk e morën. Pse djali im doli komisioner atje. 

Kristaq Beli: S’ka bazë ligjore fare. Kanë ardhur si xhandarë. Erdhën këtu, shtyn derën dhe u futën brenda. Unë jam i sëmurë, kam bërë transplant, vetëm të vdisja. Lejen e ka firmosur në 2019 vetë Jorgo Goro sepse humbi, se djali im ishte në komision me Fredi Belerin. Ata u çmendën. E mori Edi Rama Jorgon në telefon, aty ishte djali im dhe dy deputetë të Vlorës, çfarë i ke bërë Himarës more Jorgo Goro, tha. Unë e njoh Edi Ramën, i kam shërbyer Spiro Kolekës. Por çfarë ka me ne ai? Ky i forti, Edi Rama. Unë nuk kam lëvizur fare, nuk kam emigruar fare. Në datën 16 është leja e legalizimit, në datën 17 vijnë si xhandarë për të prishur hotelin me leje. Me ne do merret Edi Rama, me fshatarët e Dhërmiut? Është fashist, xhandar, duhet arrestuar. 


VINI RE: Artikulli është pronë intelektuale e Syri.net