Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 491 numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë


Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit ka shkuar në 491, thanë të martën autoritetet.

Në një deklaratë, komisioni zyrtar tha se 24,324 raste të konfirmuara janë raportuar deri më tani dhe 65 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i personave nën vëzhgimin mjekësor është rritur në 185.555 ndërsa numri i atyre që mendohet se janë të infektuar tani është 23,260.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Tajlandën, SHBA-në, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën, Vietnamin, Malajzinë, Kamboxhian, Sri Lankën, Filipinet, Indinë, Kanadanë, Italinë e Gjermaninë.

Virusi, i cili u zbulua për herë të parë në dhjetor në qytetin Ëuhan, kryeqyteti i provincës Hubei qendrore të Kinës, thuhet se është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht lakuriqët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *