Vendosni fjalën kyçe....

“Bashkia e Tiranës abuzoi me shifrat për tërmetin”, debat me tone të larta mes inxhinierit dhe Maznikut


Mes inxhinierit Arben Meçe dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku u përfshinë në një debat mes tyre lidhur me dëmet e tërmetit në kryeqytet.

Inxhinieri Meçe, që nga studio e “Real Story”, bëri një akuzë të fortë për Bashkinë e Tiranës, duke thënë se ka abuzuar në shifra të mëdha për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Por, një gjë e tillë është përgënjeshtruar nga nënkryetari Mazniku, i tha se the gjithçka është fakenews dhe përbën vepër penale. Megjithatë, inxhinieri Meçe tha se do të vazhdojë të insistojë deri në zbardhjen e këtij fenomeni.

 

Debati:

Sokol Balla: 450 mijë euro janë dhënë për objekte, që ishin të shembura, që kishin një vlerësim më parë?

Arbian Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës: Kemi një seri faktesh, që janë krejtësisht fakeneës, që njerëzit i marrin si të ishin të vërteta. Procedura, që ka qenë shumë e qartë, është që një grup apo inxhinierë të rindërtimit shkojnë dhe bëjnë një vlerësim paraprak, që bën vlerësimin e dëmit nga dëmi i vogël deri te dëmi shumë i madh. Për nivelet e mëdha të dëmit është kërkesë automatike, që për ta të bëhet një vlerësim i thelluar. Vetëm përmes një vlerësimi të thelluar mund të mësojmë dëmin, nëse objekti i dëmtuar mund të riparohet dhe për çfarë riparimi ka nevojë, apo nëse ai objekt nuk mund të riparohet.

Si ka mundësi që pas një muaji, për të bërë të njëjtat vlerësime, ka firma, që kanë marrë mbi 20 mijë euro…
Janë dy gjëra të ndryshme. Nëse inxhinieri me sy vullnetarë ka thënë se objekti ka dëme strukturore dhe nuk duhet të përdoret, në atë moment kemi nevojë për një grup më të madh inxhinierësh, që të shkojnë e të punojnë me ditë tek objekti.

Arben Meçe: Gjithë kjo procedurë që paraqisni është objekt i një vendimi të qeverisë i 2020-ës, veprimi juaj është i dhjetorit të 2019. Jeni në zbatim të një procedure që keni shpikur vetë. Së dyti, nuk bëhet ekspertizë e thelluar në një objekt që dukshëm është i shkatërruar. Së treti, të drejtë firme nuk kishin inxhinierët, por instituti. Nuk e di pse i keni pajtuar ata njerëz dhe çfarë ekspertize kishin ata?

Arbian Mazniku: Së pari, nuk është paguar asnjë qindarkë për një objekt të dëmtuar. Ndërtesat janë në këmbë, studimi i thelluar ka thënë se objektet nuk kanë nevojë të prishen. Pjesë e pagesës janë edhe elementët e riparimit. Studimi i thelluar, për të cilin kemi paguar para, ka thënë se ka nevojë për ekspertizë të thelluar.
Arben Meçe: Këtë praktikë ta jep VKM në shkurt, ti e ke zbatuar në dhjetor … Unë do vazhdoj të insistoj deri në zbardhjen e këtij fenomeni..

Arbian Mazniku: Ju mund të vazhdoni. Tre gjëra të rëndësishme, nuk është paguar asnjë para për asnjë objekt të prishur, është vepër penale. Çdo para që është paguare, është në përputhje të plotë me kostot për këto objekte. Një inxhinier që i thotë vetes inxhinier dhe që ka respekt për veten e tij nuk mund ta thotë kurrsesi këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *