Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, nëpërmjet një video nga rrugët e kryeqytetit ka denoncuar gjendjen e stacioneve të autobusit urban.
Siç shfaqet në video në stacione mungojnë vendqëndrimet për përdoruesit e transportit urban.
Edhe pse Tirana është një Bashki me 200 milionë euro buxhet sipas Zhupës mungon trajtimi dinjitoz për qytetarët.
Postimi i plotë:
100 stacione në gjendje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj!
Veliaj me 200 milion euro buxhet dhe Tirana është ende qyteti pa vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit!
Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj!
Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë, paguajnë taksa për një super buxhet dhe mbrapsht nuk marrin shërbime. Kujtojmë që shërbimi urban nga konstatimet e kryera rezulton i degraduar dhe më shumë problematika të faktuara kryesisht si: çmimi i rritur i biletës, mungesa e vendqëndrimeve në stacion, mungesa e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobuzit, kushtet e brendshme te autobuzave, mungesa e biletave, mungesat e aboneve, etj etj.
Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët, edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!