Vendosni fjalën kyçe....

Kurti dhe Mustafa arrijnë marrëveshjen për qeverinë


Nënshkruhet marrëveshja në Kosovë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Marrëveshja e nënshkruar është bërë publike nëpërmjet një konference për shtyp nga ana e dy liderëve Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në zyrat e Kuvendit.

Kur na ndajnë vetëm një ditë nga seanca e kuvendit të kosovës në të cilën dop të zjgehdim qeverinë e re. Ne sot u tkauam me kryetarin e LDK-së professor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen jemi marrë vesh për te gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjqsive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”-është shprehur Kurti.

Në prezantimin e marrëveshjes, Kurti ka dhënë detajet e para ku për sa i përket kabinetit ai do përbëhet nga 15 ministri nga 21 që janë aktualisht ku do jenë të ndara në mënyrë të barabartë mes LVV-së dhe LDK-së nga 6 për secilën ndërsa 3 do i përkasin partive të pakicave.

Ndërsa për sa i përket dy pozicioneve më të nxehta të postit të Kreut të Kuvendit, Kurti njoftoi se Konjufca nuk do japë dorëheqjen po do ngelet brenda qeverisë por theksoi së kryeparlamentari do propozohet nga Vetëvendosja.

Për Presidentin e Kosovës, dy liderët deklaruan se do të bien dakord në një moment të dytë për ta zgjedhur atë.

Presidenti të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar por të dakordohemi me Kurtin dhe ta zgjidhim në kohën që është e domosdoshme. Në këshillin e përgjithshëm vendosim për kryetar të Kuvendit”-deklaroi Mustafa/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *