Vendosni fjalën kyçe....

Italianët në panik nga koronavirusi, mbarojnë maskat në farmaci – Një lokal iu ndalon hyrjen kinezëve


“Për shkak të rregullave ndërkombëtare të sigurisë, të gjithë njerëzit që vijnë nga Kina nuk lejohen të hyjnë në këtë vend. Ne kërkojmë falje për problemin” – kështu lexohet në një pankartë të vendosur në dritaren e një lokali pranë “Fontana di Trevi”.

Pankarta e shkruar jo vetëm në anglisht por edhe në gjuhën kineze u hoq më vonë, sipas Il Mesaggero.

Frika nga koronavirusi po alarmon italianët, të cilët nuk hezitojnë të dregohen racistë dhe diskriminues ndaj kinezëve, mbi të gjitha ps dy rasteve të konfirmuara në Romë.

Një farmacist tregoi për ANSA-n se: “Mbarojnë për disa ditë. Nëse më parë vinin vetëm kinezët, nga ky mëngjes u krijua ‘panik’ gjithashtu mes italianëve, shumë erdhën për të pyetur për maska.”.

Një tjetër farmacist tha: “Që nga ky mëngjes ne i kemi mbaruar ato gjithashtu, por vijnë vazhdimisht. Ne i shesim ato në pako prej 50-100 maska ​​të gjitha së bashku.”

Ai vazhdon: “Deri më tani shumë njerëz kanë filluar të lëvizin me maskë në fytyrën. Që kur media filloi të flasë kaq shumë për këtë virus, është krijuar një lloj psikoze”.

Mbrëmjen e kaluar, qeveria italiane lajmëroi se janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Itali. Bëhet fjalë për dy turistë kinezë, burrë e grua, të cilët kishin qenë duke qëndruar në hotelin Palatino në Romë dhe që tani po mbahen në izolim në spitalin “Spallanzani”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *