Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Itali, Conte mbyll fluturimet Kinë-Itali dhe anasjelltas


Dy rastet e para të koronavirusit janë konfirmuar edhe në Itali. Kryeministri Giuseppe Conte e dha lajmin të enjten në mbrëmje gjatë një konference për shtyp.

Ata janë dy turistë kinezë në Romë aktualisht të shtruar në spitalin Spallanzani në kryeqytet, ku po mbahen në izolim. Sipas Corriere Della Sera, ata përkufizohen si “në gjendje të mirë shëndetësore”.

Në të njëjtën kohë, qeveria ka vendosur të pezullojë fluturimet ajrore drejt Kinës dhe anasjelltas. Për momentin janë pesë avionë që u larguan nga Kina të enjten të cilat po vazhdojnë fluturimet e tyre për në Romë dhe Milano tani për tani pa ndryshuar kursin përkundër faktit se hapësira ajrore në Itali tani është e mbyllur.

Çifti i turistëve kishin qenë në Itali për tetë ditë. Dhoma ku qëndruan burri dhe gruaja në një hotel në Romë u mbyll për të lejuar ekspertët të kryenin dekontaminim.

“Nuk e gjetëm veten të papërgatitur, Ministri Speranza sapo ka miratuar një urdhër që mbyll trafikun ajror drejt dhe nga Kina. Ne jemi vendi i parë i BE që miraton një masë të tillë paraprake”– tha Conte.

Ai shtoi se nuk ka arsye për panik. Sot është parashikuar mbledhja e Këshillit të Ministrave në të cilën do të merren masa të mëtejshme në mënyrë që të vihen të gjitha strukturat kompetente në dispozicion të urgjencës, përfshirë Mbrojtjen Civile.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *