Vendosni fjalën kyçe....

Hidhet shorti për çerekfinalet e Kupë së Mbretit, shmanget përballja mes Real Madridit dhe Barçës


Këtë të premte është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë. Ky short pavarësisht se ka shmangur një ‘super finale’ të parakohshme mes Barcelonës dhe Real Madridit, ka sjellë mjaftë surpriza.

Mbajtësit e këtij trofeu, Valencia do të përballet me Granadën ndërkohë Barcelona do të ketë përballë Atletiko Bilbaon.

Disi  më të lehtë do ta ketë Real Madridi, të cilët do të luajnë me Real Sociedadin. Sfida tjetër është ajo mes Mirandes-Vijareal.

Ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e fundit për Kupën e Mbretit, ku Bracelona fitoi lehtësisht me shifrat 5-0 ndaj Leganesit, duke kaluar në fazën tjetër atë të çerekfinaleve.

Përballjet e çerekfinaleve të Kupës së Mbretit:

Real Madrid – Real Sociedad

Atletik Bilbao – Barcelona

Granada – Valencia

Mirandés – Villarreal


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *