Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzimi i rojes nga pallati në Durrës, arrestohen inxhinieri dhe administratori i firmës


Policia ka arrestuar dy persona lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, ku një person u rrëzua nga një pallat që ishte në ndërtim e sipër. Ai ishte

Viktima i identifikuar si Thoma Ruçi , 62-vjeç, punonte si roje i objektit.

Policia ka arrestuar administratorin e firmës dhe inxhinierin që po ndërtojnë objektin.

Administratori A. J., 47 vjeç, dhe inxhinieri E. R., 43 vjeç, akuzohen për shkelje të rregullave në punë.

“Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Administratori dhe inxhinieri rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg, në rast se shpallen fajtorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *