Vendosni fjalën kyçe....

Pjesë e grupit kriminal në Shkodër, ekstradohet nga Franca i shumëkërkuari


I arrestuar rreth dy muaj më parë në Strasburg, pritet të ekstradohet sonte nga Franca, Behar Bajri, i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes Metamorfoza.

Në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Gjithashtu nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.