Vendosni fjalën kyçe....

41 viktima e 12 të humbur në Filipine pas tajfunit


Numri i vdekjeve nga një tajfun i fuqishëm që goditi disa pjesë të Filipineve javën e kaluar në Krishtlindje është rritur në 41, sipas mediave zyrtare.

Të paktën 28 ​​njerëz u plagosën, ndërsa 12 të tjerë raportohet se janë të zhdukur si rezultat i stuhisë, raportoi të dielën Agjencia e Lajmeve Filipinase e drejtuar nga shteti.

Vdekjet u raportuan nga disa rajone, përfshirë Mimaropan dhe provincat Capiz, Iloilo dhe Leyte.

Sipas agjencisë, tajfuni ‘Ursula’, ka shkaktau dëme të mëdha materiale në rajonet qendrore të vendit, duke prekur gati 400 mijë familje dhe duke dëmtuar rreth 270 mijë shtëpi.

Autoritetet kanë evakuuar të paktën 10 mijë banorë në zona të sigurta, shtoi agjencia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *