Vendosni fjalën kyçe....

Thomas Markle gati të përballet me Meghan-in në gjykatë: Të paktën do ta shoh


Babai i dukeshës Meghan Markle, Thomas Markle ka deklaruar këtë të hënë se ai është i gatshëm që të përballet në gjyq me vajzën e tij, ndërsa e ka akuzuar atë dhe princin Harry se kanë lënduar mbretëreshën me vendimin e tyre për t’u larguar nga detyrat mbretërore.

Duka dhe dukesha e Sussex, ranë dakord më herët këtë muaj me mbretëreshën që ata nuk do të mbanin më detyrat mbretërore dhe do të hiqnin dorë nga titujt për shkak të dëshirës së tyre për t’u bërë të pavarur financiarisht nga familja mbretërore.

“Unë mendoj se ata e kanë dëmtuar mbretëreshën, unë mendoj se ata i kanë dëmtuar mbretërit, dhe kjo thjesht nuk funksionon”- i tha Thomas Markle programit “Good Morning Britain”, citon Reuters.

“Jam pak në siklet për ta dhe ndjej vërtet keqardhje për mbretëreshën.” – shtoi zoti Markle i cili tha se vendimi i të bijës do të shkaktojë shumë më tepër probleme.

Edhe pse ka shumë kohë që s’e takon të bijën, zoti Markle mund të përballet me të në gjykatë. Ajo po hedh në gjyq gazetën “The Mail on Sunday” për publikimin një letre private që ajo i dërgoi të atit, duke shkelur të drejtat e saj të autorit dhe të drejtat e njeriut.

“Nëse vjen puna për t’i takuar ata në një sallë gjyqi, shkëlqyeshëm. Të paktën më në fund do t’i shoh ata, por nuk dua të ndeshem ose të bëj një betejë me ta“- tha Markle. Ai shtoi se ishte ai që i kishte kërkuar gazetës të botonte letrën.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *