Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet nga tigri por shpëton për mrekulli, shihni veprimin e zgjuar që bën (Video)


Rrjetet sociale janë mahnitur nga mënyra si shpëtoi nga kthetrat e tigrit një burrë, i cili u sulmua nga kafsha grabitqare. Ngjarja ndodhi në Maharashtra, Indi, teksa një burrë u përball me kafshën që kishte terrorizuar fshatin e tij në Indinë perëndimore.

Teksa u sulmua nga tigri, burri u shtir si i vdekur duke mos lëvizur nga vendi për disa sekonda, teksa tigri qëndronte pak centimetra larg tij.

Më pas banorët e shumtë të fshatit që ndodheshin pranë e detyruan kafshën që të largohej me vrap. Tre persona u plagosën në incidentin e ndodhur por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka marrë dëmtime të rënda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *