Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në lagjen “Partizani” të Vlorës, rrezikohen banesat


Zjarr në lagjen Partizani në qytetin e Vlorës. Sipas televizionit “News 24”, vatra e zjarrit është vetëm pak metra mbi spitalin rajonal të Vlorës dhe flakët rrezikojnë banesat që ndodhen aty pranë.

Banorët po mundohen që të ndërhyjnë me mjete rrethanore për të parandaluar ndonjë incident të rëndë prej flakëve, pasi flakët janë shumë pranë njërës prej banesave, dhe po përhapen për shkak të erës.

Ekipet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes, por deri më tani ende nuk ka mbërritur ndonjë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.