Vendosni fjalën kyçe....

Ulen rastet e reja në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 18 viktima


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 296 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 18 viktima.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 81.721, ndërsa ai i viktimave në 2.445.

Brenda ditës së fundit nga virusi janë shëruar 511 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 59.231.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 393.629 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.253 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 20.045.