Vendosni fjalën kyçe....

“Një tjetër kryebashkiak i Partisë Socialiste i dënuar në BE për krim të rëndë” – Paralajmërimi i PD-së


Partia Demokratike ka paralajmëruar se ditët në vijim do bëjë publike të dhënat për një tjetër kryebashkiak të Partisë Socialiste që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit.  

Sekretari i Përgjithshëm, Bardhi, nuk e zbuloi emrin por tha se zyrtari në fjalë është dënuar në vendet e Bashkimit Europian, shkruan Shqiptarja.com

‘Rasti i fundit nuk është denoncim i opozitës, por i medias, që një zyrtar i lartë konstatohej që konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së. Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale. Nuk dua të jap detaje.’ tha Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *