Vendosni fjalën kyçe....

Tirana ngjitet në krye të renditjes, Teuta mposht rivalët e Bylisit


Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme në fushën e saj ndaj Luftëtarit me rezultatin 5-1. Bardheblutë nuk e vunë për asnjë çast në dyshim suksesin që i ka ngjitur përkohësisht në vendin e parë me dy pikë më shumë se Kukësi.

Fitore ka arritur pasditen e sotme edhe Teuta që mundi në fushën e saj rivalët e Bylisit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Me fitoren e arritur, durrsakët janë ngjitur në vendin e tretë duke qenë në garë si për një vend në Ligën e Europës ashtu edhe titullin kampion.

Në mbrëmje luhet sfida mes Kukësit e Partizanit me veriorët që kërkojnë të rimarrin kreun kurse ‘demat’ kërkojnë të ndalin krizën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *