Vendosni fjalën kyçe....

Mos i hani më thonjtë, rreziku serioz që ju kanoset nga ky ves


Një grua në Britani ka paralajmëruar njerëzit që kafshojnë thonjtë, që të mundohen ta largojnë këtë ves, pasi shoqja e saj mori një infeksion që mund të rezultonte fatal për të.

Karen Peat nga Skocia, publikoi në Facebook një fotografi të gishtit të infektuar të shoqes së saj, duke paralajmëruar të tjerët për rrezikun që u kanoset për shkak të këtij vesi.

Siç shkruan The Sun, pasi u përpoq për të kuruar infeksionin me produkte që s’kanë nevojë për recetë, mikja e Karen shkoi në spital kur e pa se nuk po ndihej mirë.

Pavarësisht se kishte marrë këshilla nga dy farmacistë, mjekët i thanë se gishti kishte marrë një infeksion që mund të kishte rezultuar fatal për të pasi po shkonte drejt krahut.

“Një mesazh për të ngrënësit e thonjve, NDALONI !!!”- shkruan Karen krahas fotos.

Ajo vazhdon tregimin: “Dikush që unë njoh e që preferon të mbetet anonim ka përfunduar në spitalin Glasgoë Royal sot për operacion urgjent sepse kishte kafshuar thonjtë shumë larg dhe kishte marrë një infeksion në gisht.

Ky person kishte takuar dy kimistë dhe kishte folur me dy farmacistë të ndryshëm gjatë ditëve të kaluara, të cilët e kishin këshilluar të përdorte sulfat magnezi dhe ta mbante atë të mbuluar, po u përkeqësua. Kur më në fund shkuam në A&E këtë mëngjes, i thanë se nëse lihej shumë më gjatë mund të ishte fatale pasi infeksioni po udhëtonte lart në krah, kështu që direkt në operacion urgjent! Prandaj ju lutem ndaloni së kafshuari thonjtë.”– thuhet në mesazhin e Karen.

Vitin e kaluar, një studenteje iu desh të priste gishtin e saj të madh për shkak të një forme të rrallë të kancerit që besohej se i kishte ardhur ngaqë kafshonte thonjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *