Vendosni fjalën kyçe....

Sizmiologu turk paralajmëroi për tërmetin pak muaj më parë, videoja e tij bëhet virale


Tërmeti që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Elazig dhe rrethinat e tij u paralajmërua vetëm pak muaj më parë nga një sizmiolog turk.

Në një program në televizionin e CNN-it turk më 6 tetor 2019, profesori i Universitetit Teknik të Stambollit Dr. Naci Görür paralajmëroi se mund të kishte një tërmet të fuqishëm dhe kërkoi që qeveria të merrte masa.

Në kushtet kur paralajmërimi i tij u realizua, Görür  thotë se paralajmërimi i tij nuk tregon ndonjë aftësi të veçantë të tij, por se ai kishte vënë re një shqetësim që çdo sizmiolog tjetër mund të kishte.

“Si shkencëtarë të tokës, ne ishim të shqetësuar se ishte aq i qetë, sepse ne e dinim që kishte tërmete të mëdha në këtë zonë. Arsyeja e kësaj heshtjeje mund të ishte akumulimi i më shumë energjie dhe stresi, i cili një ditë mund të shpërthente diku. Ishim të shqetësuar. Ishte një rastësi që paralajmërova për Elazig Sivrice. Kjo nuk tregon aftësinë time të veçantë. Të gjithë shkencëtarët e tokës mund ta thonë këtë.”– u shpreh shkencëtari turk Görür. Deri më sot nuk është arritur të bëhet një parashikim ekzakt mbi tërmetet, por shkencëtarët që studiojnë aktivitetin sizmik arrijnë të kuptojnë se ku ka më shumë prirje për lëkundje të fuqishme, si në këtë rast.

Profesori në programin e CNN-it turk e shënjoi në hartë specifikisht zonën e Elazig, duke shpjeguar se si tërmetet ndikojnë tek njëri-tjetri. Video e tij shpejt u bë një nga imazhet më të shpërndara në mediat sociale.

Profesori u shpreh se këtë shqetësim e ka ngritur vazhdimisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *