Vendosni fjalën kyçe....

Kina mbyll dy qytete nga frika e përhapjes së virusit


Kina ka vendosur të mbyllë këtë të enjte dy qytete për shkak të koronavirusit të ri që ka shkaktuar vdekjet e 17 njerëzve dhe infektuar gati 600 të tjerë.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore në të gjithë botën po përpiqen për të parandaluar një pandemi globale.

Siç shkruan Reuters, zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se shkalla e transmetimit do të përshpejtohet pasi qindra miliona kinezë do të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit këtë fundjavë, gjatë pushimeve për Vitin e Ri Lunar.

Lloji i panjohur i virusit besohet të ketë dalë në fund të vitit të kaluar nga jeta e egër, e tregtuar në mënyrë të paligjshme në një treg kafshësh në qytetin qendror kinez, Wuhan.

Transport në Wuhan, një qytet me 11 milion njerëz, u ndërpre të enjten në mëngjes dhe njerëzve u tha që të mos largoheshin. Disa orë më vonë, media shtetërore Huanggang, një qytet me rreth 6 milion njerëz, tha se po imponohej një bllokim i ngjashëm.

Autoritetet kineze nuk dhanë detaje të reja mbi numrin e infeksioneve, por ato janë raportuar në Pekin, Shanghai dhe Hong Kong, dhe në disa vende të tjera përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara. Kjo ka shkaktuar frikë se virusi tashmë po përhapet në të gjithë botën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *