Vendosni fjalën kyçe....

Një 38-vjeçar plagoset me thikë në Durrës


 

Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit te trenit në Durrës.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje rezulton se i dëmtuari është në moshë të mesme rreth 38 vjeç. Ai ndodhet në urgjencë pasi u shoqërua nga policia jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin A.L.

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51 vjecari.

Rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.