Vendosni fjalën kyçe....

Minatorët e Bulqizës protestojnë përpara minierës së “AlbChrome”, kanë 8 kërkesa


Minatorët në Bulqizë kanë organizuar sot një tjetër protestë përpara portës së minierës së kromit të “AlbChrome”, për të kërkuar të drejtat e tyre mes të cilave edhe bonusi i papaguar i fundvitit.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB), e cila i bën thirrje kompanisë “AlbChrome” të Samir Manes dhe shtetit, që të reflektojnë për kërkesat e tyre sa më parë. Ata thonë se do të luftojnë deri në fund për kërkesat e tyre, që janë si më poshtë:

  1. – Negocimi i Kontratës së re Kolektive me SMBB;
  2. – Rritje page;
  3. – Rishikim normash;
  4. – Pagesa e bonusit të fundvitit;
  5. – Njohje e vështirësisë dhe vjetërsisë në punë;
  6. – Dëmshpërblim për aksidentet në punë;
  7. – Ndalimi i presioneve ndaj minatorëve;
  8. – Rikthimi në punë i 4 drejtuesve të SMBB-së, të pushuar në mënyrë të paligjshme.