Vendosni fjalën kyçe....

Virusi i ri në Kinë përhapet në qytete të tjera


Kina po përballet me përhapjen e një virusi misterioz të rrezikshëm për jetën. Siç shkruan BBC, Kina ka raportuar 139 raste të reja të virusit misterioz brenda dy ditësh dhe virusi është përhapur nga qyteti i Wuhan edhe në qytete të tjera kryesore kineze.

Në kryeqytet, Pekin, janë raportuar dy raste, ndërsa një rast tjetër në Shenzhen. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara deri më tani tejkalon 200, dhe tre persona kanë vdekur deri më tani.

Infeksioni po përhapet ndërsa miliona kinezë po përgatiten të udhëtojnë për pushimet e Vitit të Ri Lunar.

Infeksioni u shfaq për herë të parë në qytetin e Ëuhan në dhjetor, si një lloj coronavirus. Mjekët thonë se kjo çoi në një shpërthim të pneumonisë virale, por nuk dihet shumë për të.

Koreja e Jugut raportoi rastin e parë të konfirmuar të virusit të hënën, pas dy rasteve të mëparshme në Tajlandë dhe një në Japoni.

Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se është më i lidhur me virusin Sars se çdo koronavirus tjetër njerëzor.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar i thanë BBC-së, se numri i personave të infektuar mund të jetë akoma më i madh se sa sugjerojnë shifrat zyrtare, me vlerësime afër 1,700.

Çfarë dimë për virusin:

-Virusi 2019-nCoV, siç është quajtur, është një lloj i ri i koronavirusit që nuk është identifikuar më parë tek njerëzit

-Koronaviruset janë një familje e gjerë virusesh, por vetëm gjashtë dihet se infektojnë njerëzit (Ky është i shtati)

-Shkencëtarët besojnë se një burim shtazor është “burimi kryesor më i mundshëm”, por që ka ndodhur një transmetim nga një njeri në njeri tjetër

-Shenjat e infeksionit përfshijnë simptoma të frymëmarrjes, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje

-Njerëzit këshillohen të shmangin kontaktin “e pambrojtur” me kafshët, të gatuajnë plotësisht mishin dhe vezët dhe të shmangin kontaktin e ngushtë me këdo që ka simptoma të ngjashme me gripin


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *