Vendosni fjalën kyçe....

SPAK fillon hetimet mbi koncesionin e sterilizimit, merret në pyetje dhe mjeku Artan Koni


Pas padisë së Nismës Thurrje mbi koncesionin e sterilizimit, SPAK do të marrë në pyetje mes të tjerëve dhe mjekun orolog Artan Koni, si person që ka dijeni për çështjen.

Nisma Thurje akuzon shtetin se koncesioni është dhënë vetëm për arsye përfitimi.

“Vetëm nga konçesioni i sterilizimit këto 2 vitet e fundit janë vjedhur rreth 29 milionë euro. Kur këtë shërbim e ofronte vetë spitali, kosto ishte thjesht 2.4 euro për set kirurgjikal. Sot që e ofron koncesionari kosto është mesatarisht 190 euro për set. Pra 80 herë më shumë. 29 milionë euro të vjedhura deri tani. Me 29 milionë euro e kishim modernizuar shërbimin e sterilizimit për një afat 20 vjeçar, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë spitalet e Ballkanit. E të mendosh që është vetëm fillimi i kësaj kontrate…”- thuhet në denoncimin e Nismës Thurrje.

Kujtojmë se mjeku Artan Koni ka qenë një nga personazhet që ka denoncuar disa herë kostot e këtij koncesioni, duke propozuar se do të shkonte shumë më lirë nëse realizohej pa dnërhyrjen e një koncesionari. Ajo që e ka shtyrë mjekun të ngrejë zërin në fillim, ishte një shkresë e Ministrisë të Shëndetësisë drejtuar spitaleve kryesore të vendit, për t’i kërkuar atyre që të ulnin numrin e operacioneve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *