Vendosni fjalën kyçe....

“Për sterilizimin iu paguan koncesionarit 17 milionë euro, mund të bëhej me 1.5 milionë” – Deklarata e kirurgut


Mjeku Artan Koni ka deklaruar se ndërsa sterilizimi i instrumenteve mjekësore mund të kushtojë 1.5 milionë euro ndërsa qeveria i paguan koncesionarit 17 milionë euro.

Ai e bëri deklaratën në një intervistë për ‘Mapo’ ndërsa tha se procesi i sterilizimit është njësoj siç ka qenë edhe më parë.

‘Me një llogari të thjeshtë që bëra unë, e përafërt, por duke u fokusuar te vlera maksimale, jo minimale, dhe llogaria maksimale na doli që ishte shumë herë më pak se vlera e këtij koncesioni. Doli që ne mund të harxhonim maksimalisht 1 milion e gjysmë euro për sterilizimin e gjithë aparaturave në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë ne kemi paguar vetëm vjet 17 milionë euro dhe jo për numrin maksimal të ndërhyrjeve, por për 90 mijë ndërhyrje. Sterilizimi bëhet po njësoj, siç është bërë më parë, me autoklavë. Nëse ka pas më përpara probleme me sterilizimin në pika të caktuara ka ardhur sepse nuk ka pasur autoklava moderne, duhej të bliheshin të reja. Është e njëjta punë.’ tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *