Vendosni fjalën kyçe....

Nis Kuvendi 2020, Ruçi: Do kontribuojmë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste


Kuvendi ka nisur punimet për vitin 2020. Në fjalën e tij kryeparlamentari Ruçi tha se objektivi kryesor i këtij sezoni ishte çelja e negociatave dhe realizimi brenda afateve i reformës zgjedhore.

Ai tha gjithashtu se Kuvendi do miratonte ligje të reja e do punonte që sistemi i dejtësisë të mos ishte në shërbim t6ë pasurimit të një kaste.

‘Objektivi ynë kryesor për vitin 2020 do të jetë celja e negociatave, rritja e rolit të Kuvendit në rolin e integrimit, me qëllim që të ketë mekanizëm më të mirë për të mbikëqyrur punën e qeverisë. Reforma zgjedhore do miratohet para 15 marst e më pas  do vijojë rrugëtimin në Kuvend. Do të rrisim partneritetin me shoqërinë civile. Duam të sjellim sjellje elektorale dinjitoze dhe perëndimore. Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste, por në zhvillim të vendit dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët shqiptarët. Do të miratojmë ligje të reja, për të harmonizuar legjislacionin për problemet natyrore sipas kodeve europiane. Legjislacioni do të parashikojë ligje më të ashpra për ndërtimet.’, tha ndër të tjera Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *