Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet nga koshi i vinçit teksa po priste degët e pemëve, ndërron jetë 35-vjeçari në Durrës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Durrës, ku një 35-vjeçjar ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga koshi i vinçit teksa punonte për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13.

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes