Vendosni fjalën kyçe....

Princesha Beatriçe detyrohet përsëri të shtyjë lajmërimin për datën e martesës, shkak Harry e Meghan


Drama “Megxit” ka lënë një anëtar të familjes Mbretërore veçanërisht të pakënaqur – Princeshën Beatrice.

Kjo sepse nusja e ardhshme është detyruar të shtyjë përsëri zgjedhjen e datës së dasmës.

Beatrice dhe i fejuari i saj Edo Mapelli Mozzi duhej të prisnin një datë me të cilën do binte dakord Mbretëresha, pastaj u detyrua të priste për shkak të situatës me babanë e saj Princin Andrew.

Pas kësaj, vendi i planifikuar duhej të ndryshohej kur Duka i Jorkut njoftoi se do të pezullonte lidhjet me shoqata të ndryshme ushtarake.  Sipas Daily Mail, ajo kishte zgjedhur Kapelën e Rojeve, në Parkun e St James çka rezultoi i papërshtatshëm. Në përgjithësi, vetëm pjesëtarët aktualë të shërbimit të ushtrisë dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë mund të martohen në këtë vend, megjithëse mund të bëhen përjashtime për civilë që janë shumë të njohur për kishën.

Më pas erdhën zgjedhjet, Krishtlindjet dhe Viti i Ri dhe tani Beatriçe po përballet edhe me largimin e princit Harry dhe Meghan nga detyrat mbretërore.

“Daily Mail” shkruan se dasma duhet të planifikohet për “fillim të verës” – por nuk ka asnjë datë zyrtare. Dhe kush e di se çfarë mund të vijë deri atëherë nga Familja Mbretërore?