Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi mandaton Kurtin dhe pa marrëveshje: Të vijë të marrë dekretin, ose ta refuzojë


Edhe pse s’ka ende një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi thotë se e ka nënshkruar gjithsesi vendimin që Albin Kurti të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Thaçi i bën thirrje Kurtit, që të shkojë në presidencë në mënyrë që të marrë dekretin, pasi nuk mund të vazhdohet me bllokimin e institucioneve.

 “Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë.

Të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë dhe unë vazhdoj të besoj fuqishëm që do të vazhdojmë t’i përmbushim detyrat që kemi. Për hir të korrektësisë, ju i dini ftesat që ia kam dërguar Kurtit për të marrë të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë.

Takimi në zyrën time ka qenë një takim i vullnetit të mirë por në të njëjtën kohë dua të shpresoj dhe e ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, thotë Thaçi, citon Zëri.

 “Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë”, shton presidenti i Kosovës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *