Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Vlorë, policia jep detajet nga ngjarja me dy të plagosur


Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur në Vlorë ku nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi” në një lokal ku nga të shtënat kanë mbetur të plagosur N.Ç 36-vjeç dhe R.Ç-27-vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët sipas policisë janë larguar me një automjet ndërsa në ndjekje janë vënë disa grupe të uniformave blu.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *