Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në rrugën Shkodër-Lezhë, humb jetën një person


Një person ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Piraj ndërsa viktima nuk është identifikuar ende.

Një nga drejtuesit e dy mueteve të përfshira në aksident ka ndërruar jetë ndërsa tjetri me iniciale N.M., është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë

‘Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur ” Piraj”,  automjeti me drejtues M.N. është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën

Drejtuesi i mjetit shtetasi N.M., është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka humbur jeten’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *