Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta Xhevdet Ferri


Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur i kinematografisë shqiptare Xhevdet Ferri

I lindur në Durrës në vitin 1960, Ferri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Ai ka luajtur në një numër të konsiderueshëm filmash dhe rolesh në teatër. Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Në vitet 1995-1999, ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006.

Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.

 Rolet e Xhevdet Ferrit në krijimtarinë e tij kinematografike:

Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori
Gjallë – Alive! (2009) …Zefi
Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes
Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit
Saimir – (2004) …Edmond
Dasma e Sakos – (1998) …Sako
Loin des barbares – (1994) …refugjat
Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni
Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini
Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi
Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori
Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba
Vendimi – (1984) ….Sadriu
Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti
Besa e kuqe – (1982) …Pali
Era e ngrohtë e thellësive – (1982)
Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti
Sketerre 43 – (1980) …Arjani
Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *