Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë kamioni në mes të rrugës në Korçë


Kamioni i djegur në aksin Korçë-Bilisht | Foto: BalkanWeb

Një kamion ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Dishnicë, në Korçë.

Kamioni dyshohet se ka marrë flakë aksidentalisht, ndërsa nuk raportohet për dëme në njerëz.

Më datë 24.07.2022, rreth orës 14:40, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., i cili ka qenë në lëvizje. Dëme në njerëz, nuk ka. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.