Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit në një byrektore në Yzberisht, plagoset punonjësja


Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një byrektore nëzonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Mësohet se se si pasojë e shpërthimit ka mbetur e plagosur punëtorja e byrektores, që ndodhet në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht. Shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme materiale duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Gruaja e plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Byrektorja ku ka ndodhur shpërthimi ndodhet në katin e parë të një pallati dhe punonjësja sapo kishte nisur përgatitjet për të filluar punën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *