Vendosni fjalën kyçe....

‘Mund ta fitoja luftën në Afganistan në 10 ditë, por s’dua të vras 10 milionë njerëz’ – Trump


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po kërkon ndihmë nga Pakistani për të mundësuar largimin e ushtarëve amerikanë nga lufta në Afganistan, duke thënë se ai mund ta fitojë atë luftë në një javë nëse do donte të vriste miliona njerëz dhe të fshinte vendin.

‘Unë mund ta fitoj atë luftë në një javë,’ tha Trump të hënën, ndërsa u takua me kryeministrin pakistanez, Imran Khan, në Shtëpinë e Bardhë.

‘Afganistani do të fshihej nga faqja e dheut në 10 ditë. Unë nuk dua të shkoj në këtë rrugë. Nuk dua të vras 10 milionë njerëz.’ – tha Trump.

Në vend të kësaj, tha Trump, Pakistani do të ndihmojë për të larguar SHBA-të nga lufta e gjatë në Afganistan, ku janë futur administratat e mëparshme.

‘Ne kemi qenë atje për 19 vjet dhe ne kemi vepruar si policë, jo si ushtarë,’ tha Trump, duke shtuar se ai do i tërheqë trupat amerikane nga Afganistani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *