Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bombë në Afganistan, vriten dy fëmijë dhe plagosen 9 persona


Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe të paktën nëntë njerëz të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi dy bomba shpërthyen njëkohësisht në qytetin verior të Afganistanit, Mazar-e Sharif.

REL citon zëdhënësin e policisë Adil Shah Adil, duke thënë se shpërthimet ndodhën në një rrugë në kryeqytetin krahinor më 14 janar.

Sipas zëdhënësit, dy të vrarët ishin të moshës 14 dhe 10 vjeçare. Mes të plagosurve janë tetë civilë dhe një anëtar i forcave të sigurimit afgan.

Deri më tani askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë për sulmin, por paraprakisht dyshimet bien mbi talebanët të cilët i kanë rritur sulmet në Provincën Balkh dhe gjetkë në veriun e Afganistanit javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, një pajisje shpërthyese e ngjitur në një automjet shpërtheu në Mazar-e Sharif, duke vrarë një banor dhe duke plagosur të paktën dy të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *