Vendosni fjalën kyçe....

Raporti: Inteligjenca izraelite thelbësore në vrasjen e gjeneralit Soleimani nga SHBA-ja


Informatorët në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut informuan CIA-n në lidhje me kohën kur avioni i Soleimanit do të ulej për në Bagdad dhe ishte Izraeli që konfirmoi informacionin e dhënë amerikanëve. Sipas “New York Times”, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo informoi Kryeministrin Benjamin Netanyahu përpara operacionit.

Inteligjenca izraelite ishte “thelbësore” në vrasjen amerikane të gjeneralit iranian Qasem Soleimani javën e kaluar, raportoi NBC News.

Soleimani, i cili drejtoi Forcën Quds – krahu elitar i forcave të zeza të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit – u vra në një sulm me dronë amerikanë përpara një aeroporti në Bagdad më 3 janar. Sulmi tensionoi më tej lidhjet SHBA-Iran, duke ndezur një mori të kërcënimeve si nga të dyja administratat ashtu edhe nga veprimet hakmarrëse të Iranit në tokën irakiane.

Gjerësisht i konsideruar si e dyti vetëm pas Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Soleimani kishte fuqi dhe ndikim të jashtëzakonshëm në pozicionin e tij. Ai ishte një figurë kryesore për përhapjen dhe mirëmbajtjen e aspiratave të Iranit për hegjemoninë rajonale përmes akteve të terrorizmit, shkruan gazeta e madhe izraeliteIsrael Hayom”.

Sipas raportit, informatorët në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut informuan CIA-n në lidhje me kohën kur avioni i Soleimani do të ngrihej për në Bagdad dhe ishte Izraeli që konfirmoi informacionin e dhënë amerikanëve.

Sipas “New York Times”, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo informoi Kryeministrin Benjamin Netanyahu përpara operacionit. Kjo e bën Netanyahun udhëheqësin e vetëm në rajon që u informua për misionin amerikan.

NBC citoi dy burime, të cilët i thanë rrjetit televiziv se ishin “të njohur drejtpërdrejt” me detajet e vrasjes së Soleimani duke thënë se ndërsa Cham Wings Airbus A320 që po sillte Soleimanin zbarkoi në Bagdad, agjentët e CIA-s në terren konfirmuan vendndodhjen e saktë të aeroplanit dhe më pas dronët amerikanë të armatosur me katër raketa Hellfire u zhvendosën në pozitë në hapësirën ajrore të Irakut, plotësisht të kontrolluar nga forcat amerikane.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e “Izraeli Sot


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *