Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i filmit “Joker” predikon kundër mishit dhe bulmetit në protestë: Janë shkaku i tretë i ndryshimeve klimatike


Protesta e së premtes kundër ndryshimeve klimaike në Uashington pa turmat që marshonin në Kapitol Hill dhe brohorisnin gjëra të tilla si, ‘niveli i ujërave po rritet dhe po kështu edhe ne’ dhe ‘Australia po digjet dhe ne po kështu’.

Aktorë të famshëm si Jane Fonda dhe Joaquin Phoenix kryesuan protestën, e cila ishte pjesë një veprimtarie të frymëzuar fillimisht nga aktivistja për ndryshimin e klimës, adoleshentja Greta Thunberg.

Ylli i filmit ‘Joker’, Phoenix, si dhe Martin Sheen, Susan Sarandon dhe Fonda, morën pjesë dhe folën në këtë tubim.

Gjatë fjalimeve të shkurtra para turmës, Phoenix predikoi për industrinë e mishit dhe qumështit si ‘shkaku i tretë kryesor i ndryshimit të klimës’.

Vegani i famshëm i inkurajoi njerëzit të bëjnë zgjedhje më të mira për ato që konsumojnë. Ai i dha fund fjalëve të tij duke pranuar se kishte fluturuar në një aeroplan për të ardhur në protestë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *