Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i beftë antidrogë në Tiranë, mbi 150 të arrestuar, kapet kokainë e kanabis


Rreth 150 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë një operacioni të beftë antidrogë. Gjatë aksionit janë sekuestruar 3 kg kokainë e rreth 15 kg kanabis.

Në operacion kanë marrë pjesë sektori antidrogë i Policisë së Tiranë, RENEA e FNSH-ja me kërkesë të prokurive të Tiranës, Durrësit, Fierit e Elbasanit.

Hetimi mësohet se ka nisur muaj më parë.

Operacioni është shtrirë në të gjitha zonat e kryeqytetit ndërsa personat e arrestuar u përkasin disa grupeve kriminale.

Po kështu gjatë kotrolleve është kapur një lloj droge e re në formë xhelatinoze që vjen me postë nga jashtë.