Vendosni fjalën kyçe....

97 palestinezë të vrarë në Gaza 24 orët e fundit, 30,631 që nga 7 tetori


Numri i të vrarëve palestinezë nga sulmi i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 30,631, tha të martën Ministria e Shëndetësisë në enklavë.

Sulmet e vijueshme kanë plagosur gjithashtu 72,043 palestinezë, shtoi ajo.

Deklarata theksoi se në 24 orët e fundit, ushtria izraelite kreu 10 sulme në gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë 97 persona dhe duke plagosur 123 të tjerë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe ekipet e shpëtimit nuk mund të mbërrijnë te ata.,” shtoi deklarata.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor, në të cilin besohet se janë vrarë rreth 1200 izraelitë.

Rreth 85% e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmi izraelit, ndërsa të gjithë janë në pasiguri e mungesa të mëdha ushqimore, sipas OKB-së.