Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi për Reformën Zgjedhore: Propozimet e maxhorancës s’japin zgjidhje, kemi propozimet tona


Çështja e Reformës Zgjedhore është ndër më të nxehtat për momentin, me maxhorancën dhe të ashtuquajtën opozitë parlamentare që kërkojnë të miratojnë disa propozime, dhe me opozitën jashtë parlamentit që praktikisht i ka refuzuar.

Gjatë një prononcimi për mediat nga Vau i Dejës, Gazment Bardhi tha se propozimet nuk i japin zgjidhje situatës aktuale politike në vend ndërsa shtoi se PD do të paraqesë propozimet e veta.

“Ne gjykojmë që çështjet e reformës zgjedhore janë çështje të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist për këtë kemi bërë një propozim. Propozimet e kaluara në atë komision parlamentar për të cilin ju i referoheni, sigurisht, që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri, nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën, nuk i japin zgjidhje përdorimit dhe kërcënimit dhe intimidimit të punonjësve të administratës.  Pra, nuk i japin zgjidhje asnjë prej problemeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Ndërkohë, shumë shpejt, ne do të prezantojmë propozimet tona konkrete që adresojnë secilin prej shqetësimeve që kanë, realisht, shqiptarët dhe që pengojnë realizimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike në Shqipëri.”- tha Bardhi.

Ai tha se PD po punon në mënyrë intensive për reformën zgjedhore dhe të gjitha propozimet i kanë drejt finalizimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *