Vendosni fjalën kyçe....

Trump u përgjigjet gazetarëve: Pse vendosëm ta vrisnim Soleimani-n


Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se përse vendosi të sulmonte gjeneralin iranian Qassem Soleimani.

Trump thotë se Soleimani kishte plane për të ‘hedhur në erë ’ambasadën amerikane në Bagdad.

“Ne e bëmë sepse po kërkonin të hidhnin në erë ambasadën tonë”– u tha Trump gazetarëve, citon Daily Mail.

Për ditë të tëra, administrata e Trump ka mbështetur idenë se Soleimani ishte duke planifikuar një sulm ndaj amerikanëve duke u kthyer në një “kërcënim“.

Por detajet mbi këtë ngjarje, kanë qenë të pakta.Të enjten, Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për herë të parë, gati një javë pas sulmit ndaj Soleimani.

“Ne kapëm një përbindësh total dhe ne e hoqëm qafe atë dhe kjo duhet të kishte ndodhur një kohë më parë”- tha Trump përpara se të përmendte komplotin ndaj ambasadës.

Soleimani mbërriti në Irak të enjten e kaluar dhe kolona e tij u vu në shënjestër përmes një droni amerikan jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Sulmi jo vetëm që nxiti tensionet me Iranin, por edhe me Irakun – ku ndodhi vrasja. Parlamenti i Irakut votoi të dielën për të nxjerrë trupat e SHBA-së nga vendi, megjithëse rezolucioni që kaloi ishte jo detyrues.

Të mërkurën në mëngjes presidenti iu drejtua kombit dhe tha që planifikoi të sanksiononte Iranin më shumë, por theksoi se nuk po kërkonte luftë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *