Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet për kufijtë, Greqia dhe Turqia nisin dialogun


Diplomacia mes Turqisë dhe Greqisë filloi funksionimin normal, pas tensioneve të ngritura javëve të fundit mbi sovranitetin në Mesdheun Lindor dhe kontrollin e burimeve energjetike të lidhura, veçanërisht në vijim të Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ankarasë dhe Tripolit për demarkacionin e kufijve të tyre përkatës detarë.

Një mirëkuptim në të cilin Athina beson se është shkelur sovraniteti i saj, po ashtu edhe i Qipros.

“Në kuadrin e konsultimeve të rregullta politike, bisedimet do të zhvillohen nesër në Ankara me delegacionet e të dy vendeve, të udhëhequra nga zëvendësministri i Jashtëm turk,  Sedat Onal dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Themistoklis Demiris”, sipas një njoftimi zyrtar të diplomacisë turke.

Në rendin e ditës do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.