Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata në Brazil i kërkon “Netflix”-it të heqë nga transmetimi filmin ku Jezusi shfaqet si gay


Një gjykatës në Brazil ka vendosur që filmi që e paraqet Jezusin si homoseksual i Netflix, të hiqet nga transmetimi.

Filmi i titulluar “The First Temptation of Christ” (Në shqip: Tundimi i parë i Krishtit) ka shkaktuar zemërim tek besimtarët e krishterë në vend.

Dy milion njerëz nënshkruan një peticion duke kërkuar që filmi të hiqet dhe ndërmarrja e prodhimit të tij u sulmua me Molotov muajin e kaluar, shkruan BBC.

Në aktvendimin kundër Netflix, gjykatësi tha: “E drejta për lirinë e shprehjes … nuk është absolute”.

Sidoqoftë, ndalimi i filmit është vetëm i përkohshëm ndërsa pritet të merret një vendim i formës së prerë.

Pse filmi ka shkaktuar trazira?

Filmi parodi, i cili u prezantua para Krishtlindjeve, u krijua nga grupi komedik brazilian i kanalit të YouTube –“Porta dos Fundos”.

Shumë nga të krishterët konservatorë të vendit u zemëruan pasi Jezusi në film çon në shtëpi të dashurin, për ta prezantuar me familjarët.

Në prag të Krishtlindjeve, një grup sulmoi zyrën e “Porta dos Fundos” në Rio de Janeiro me molotov. Një burrë që dyshohet të ketë qenë pjesë e sulmit ka ikur në Rusi, dhe Interpol po punon për arrestimin e tij.

Grupi i komedisë “Porta dos Fundos” ka fituar çmime ndërkombëtare

Çfarë është në aktvendim?

Një gjyqtar në Rio de Janeiro ka urdhëruar Netflix që të heqë filmin, raporton BBC. Gjykatësi Benedicto Abicai tha se vendimi i tij i përkohshëm do të qetësonte të krishterët e zemëruar, derisa të merret një vendim i formës së prerë nga një gjykatë më e lartë.

“Ekspozimi i prodhimtarisë artistike … mund të shkaktojë dëme më të mëdha dhe të pariparueshme sesa pezullimi i saj”– shkruajti gjykatësi.

As Netflix dhe as Porta dos Fundos nuk kanë komentuar ende. Më parë presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka deklaruar se ai preferonte një djalë të vdekur sesa një djalë gay.

Djali i tij, Eduardo Bolsonaro, e quajti shfaqjen e Netflix “mbeturinë” dhe shtoi se “Porta dos Fundos nuk përfaqëson shoqërinë braziliane”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *